Uncategorized

Donald Veshaj dhe Dagz takohen për herë të parë pas “Big Brother VIP”, ja çfarë ndodhi mes tyre

Donald Veshaj dhe Dj Dagz janë takuar për herë të parë pas “Big Brother VIP”, duke lënë pas çdo keqkuptim të ndodhur brenda formatit.

Sikurse raportuam disa ditë më parë, shkak për takimin e tyre është bërë një koncert i përbashkët në Kosovë. Ata nuk kanë postuar asnjë foto apo video në profilet e tyre zyrtare në rrjetet sociale me njëri-tjetrin. Por, në një video që po qarkullon në TikTok, ata shihen tek qëndrojnë së bashku në ambientet e lokalit. Nuk dihetse për çfarë kanë folur konkretisht dy artistët, por me siguri mund të themi se i kanë sheshuar gjërat mes tyre.

Raporti Donald-Dagz hasi në shumë komente, sidomos pasi në një prej zinxhirëve të shpëtimit, Donaldi nuk zgjodhi Dagz duke e çuar këtë të fundit në nominim nga i cili më pas la shtëpinë e “Big Brother VIP”. Pas daljes i pyetur rreth këtij veprimi dhe debateve që sapo kishin nisur mes Einxhel dhe Donaldit, Dagz tha: “Ndoshta nëse do të kisha qëndruar brenda di të kisha vepruar njësoj si Einxhel, ndoshta edhe më keq. Por prap e arsyetova Donaldin siç thash sepse nëse ajo do të kishte ndodhur në jetën reale kjo gjë do të kishte qenë shumë e rëndë për mua por në “Big Brother VIP” është një lojë dhe e kam vlerësuar gjithmonë si të tillë”.

Gjërat duket se ndryshuan për pak ditë mes Einxhel dhe Donaldit kur moderatorja lëndoi krahun dhe Donaldi i qëndroi pranë deri në mëngjes duke u kujdesur për të. “Je sjellë si një vëlla për mua”- i tha Dagz Donaldit gjatë “Prime” atë javë por gjërat morën rrjedhë tjetër po atë natë kur Einxhel dhe Donaldi u përfshinë sërish në debate.

Moderatorja deklaroi se Donaldi dhe Romeo janë bërë të famshëm nga ish-të dashurëat, kurse Donaldi iu drejtua me fjalë të rënda asaj duke u shprehur se “Ty të njeh gjithë Tirana”. Për këtë debat që zgjati për ditë të tëra, Dagz tha se ka qenë i mërzitur me Donaldin, duke i kërkuar atij të bëjë kujdes dhe mos ta ngacmojë më Einxhel. Në natën finale, i pyetur se kush do donte ta fitonte mes Ilirit dhe Donald, Dj i njohur nga Kosova përmendi Donaldin, duke lënë të kuptohet se e ka lënë çdo gjë në të shkuarën.