Uncategorized

Albumi “Future Nostalgia” bën dy vite nga data e publikimit të tij, Dua Lipa nuk mund të ishte më e lumutr se kaq

“Future Nostalgia” i Dua Lipës bën plot 2 vite që nga data e saj e publikimit e cila u lançua dy vite më parë, më 27 Mars 2020.

Ky është albumi i dytë i këngëtares dhe ditën e sotme ajo ka publikuar në Instastory disa fotografi të shkrepura nga xhirimet e videoklipeve.

Ajo paraqitej mjaft sensuale me veshje dhe një “look’ shumë të veçantë.

“2 vite që nga Future Nostalgia”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografive që, ndërsa mori urime dhe komente të shumta.
Rikujtojmë se publikimi i këtij albumi vjen në kohën kur bota po përballej me Covid-19 dhe Dua është shprehur se në atë periudhë ndihet e frikësuar pasi nuk dinte nëse do të kishte sukses apo jo.

“Isha shumë e frikësuar të publikojë këngët gjatë asaj kohe, të bëhen e sinqertë. Ka qenë mirë sepse krijova marrëdhënie të veçantë me fansat dhe dëgjuesit e ndryshëm”-ka thënë Dua gjatë një interviste për “Sunday Project”.