Uncategorized

Reja pritet ti besojë Brojës sulmin, formacioni i mundshëm kundër Spanjës

Shqipëria do të përballet me Spanjën mbrëmjen e nesërme në “RCDE Stadium”, takim që do të luhet në orën 19:45.Kjo përballje do t’i shërbejë trajnerit Edi Reja për të parë edhe lojtarët ndërsa synimi kryesorë i tij është që kombëtarja shqiptare të bëjë një paraqitje pozitive ndaj kombëtares iberike.Në seancat stërvitore që tekniku italian ka bërë në Spanjë, për fat të mirë ka grupin e plotë të lojtarëve, ndërsa nga stërvitja kuptohet se pavarësisht se është miqësore, timonieri i kombëtares nuk do të eksperimentojë shumë me lojtarët që do të hedhë në fushën e lojës.
76-vjeçari nuk ka hequr dorë nga skema e preferuar 3-5-2. Kështu, në portë është përzgjedhur Thomas Strakosha në vend të Berishës, ndërsa në mbrojtje aktivizohet treshja që luan në Serie A, Kumbulla, Gjimshti dhe Ismajli.Në mesfushë, nuk ka një fanellë titullari për risinë Kristjan Asllani, i cili pritet të marrë minuta gjatë lojës, ndërkohë që në këtë repart do të aktivizohen Bare, Laçi dhe Gjasula, pa harruar krahët me detyra mbrojtëse ku luajnë Hysaj dhe Ivan Balliu.
Në sulm, Myrto Uzuni dhe Armando Broja kanë përgjegjësinë për të goditur Spanjën nëpërmjet shpejtësisë dhe teknikës që disponojnë.Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës:Shqipëria (3-5-2): Strakosha, Kumbulla, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Bare, Gjasula, Laçi, Balliu, Uzuni, Broja. Trajner: Edy Reja.