Uncategorized

“Më mungon…”/ Beatrix Ramosaj shokon me deklaratën për reperin me të cilin u përfol për një lidhje

Beatrix Ramosaj, përveç karrierës së saj muzikore, është përfolur disa herë në media edhe për jetën e saj private, madje muajt e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për romacën e saj me aktorin Donald Veshaj. Megjithatë, emri i saj nuk është lakuar vetëm me atë të aktorit, por edhe me meshkuj të tjerë të njohur, siç është reperi Emra Hajrizaj, i njohur si Escobar.

Beatrix Ramosaj ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fragment nga klipi i reperit Escobar, me të cilin vite më parë është përfolur se janë në një lidhje.

“Më mungon, rikthehu shpejt”, shkruan ajo bashkëngjitur me videon.

Megjithatë, në shkrim ajo e ka cilësuar reperin si shok me fjalën, “bbf” ose “best friend forever”.

Beatrix Ramosaj dhe Escobar janë përfolur 4 vite më parë për një romancë. Ishin miqtë e saj ata që treguan se verën e vitit 2018, këngëtarja nisi një histori dashurie me reperin e njohur, milionerin shqiptar që jeton në Londër, Emra Hajrizaj.

Dyshja kaluan së bashku pushimet në Shqipëri në atë vit, ku këtë e gjë e treguan edhe postimet e bëra në rrjetet sociale. Në postimet në “Instagram”-in e reperit, Beatrix shfaqej thuajse kudo dhe në një video dëgjohej teksa Escobar e thërret “zemër”, ndërsa vazhdimisht e filmon, duke notuar, duke ngrënë apo duke marrë rreze dielli.

Edhe pse këngëtarja preferoi asokohe të japë detaje, në njëfarë mënyrë dha konfrimimin e saj duke bërë një postim me gotë vere të kuqe të dorë, ndërsa shkruante se i pëlqen gjithmonë të shijojë verë.