Formacionet zyrtare të Spanjë-Shqipëri, Broja luan nga minuta e parë
Shqipëria do të zhvillojë ndeshje miqësore me Spanjën sot në orën 19:47 në “RCDE Stadium”. Kjo ndeshje do të jetë një sfidë e vërtetë për skuadrën “kuqezi” që përballë ka një prej përfaqësuese më të fuqishme në botë.
Ndërsa na ndan rreth një orë nga fillimi i këtij takimi trajnerët Enrique dhe Reja kanë zgjedhur formacionet, me të cilat do të zbresin sot në fushë.
Ajo që bie në sy në formacionin e Shqipërisë është fakti se Armando Broja do të luajë që nga minuta e parë, ndërsa porta i është besuar Berishës.
Teksa te Spanja Luis Enrique ka zgjedhur që ta nisë sfidën me dy talente e Barçës në formacion, me Pedrin dhe Gavin, të dy që do të luajnë nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
Spanja: Raya Martin, Alonso, Pau Torres, Eric Garcia, Carvajal, Pedri, Rodri, Gavi, Sarabia, Morata, Ferran Torres.
Trajneri: Luis Enrique
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Balliu, Laçi, Gjasula, Hysaj, Bare, Cikalleshi, Broja.
Trajneri: Edi Reja
Arbitër kryesor: Trustin Farrugia Cann
Asistentë: Luke Portelli dhe Edëard Spiteri.
Arbitër i katërt: Fyodor Zammit