Uncategorized

Thanë së kishte ndërruar jetë, Sabri Fejzullahu reagon i revoltuar: Është hera e katërt brenda tre muajve që…

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu vazhdon të ketë ende një karrierë të suksesshmë në muzikë, ku zakonisht poston foto apo video gjatë koncerteve ku ai performon. Mirëpo shpesh herë artisti ka rënë pre e lajmeve të rreme në lidhje me vdekjen e tij.

Së fundmi këngëtari ka reaguar nëpërmjet një videomesazhi të postuar në profiline tij në “Facebook” në lidhje me portalet që kanë shkruar disa herë se ai ka ndërruar jetë.

Gjatë videos ai tregon se gjendja e tij shëndëtësorë është shumë mirë dhe se punon për projektet e tij muzikore pa pushim. Sipas artistit është hera e katërt brenda tre muajve që portalet shkruajnë lajme të tilla për të. Më pas ai përfundon duke thënë se vetëm Zoti mund të vendosë se kur ai nuk do të jetojë më.

“Përshendetje të gjithë ju që dëgjoni këngët e mia dhe kudo që jeni shqiptarë të nderuar, që ju dua fortë dhe ju çmcoj e ju respektoj. Është hera e katert që brenda tre muajve po shkruhet nëpër portale që unë kam vdekur. Unë jam gjallë jam shëndoshe e mirë, po punoj pa u ndalur, ju dua me gjithë zemër dhe vetëm ai i madhi (Zoti) vendos se kur do të vdes unë. Faleminderit shumë ju dua me shpirt”– u shpreh Sabriu në videomesazh.