Uncategorized

Romanca Beatrix-Donald komentohet në “Për’puthen”, ja reagimi i Bora Zemanit

Gjuha e urrejtjes është një problem gjithnjë në rritje dhe shqetësues në rrjetet sociale. Kjo temë është diskutuar edhe në “Për’puthen” ku u fol për komentet negativ në drejtim të konkurrentëve por jo vetëm.

Gjatë diskutimit Bora pyeti Arjan Konomin se çfarë mendimi ka rreth kësaj çështjeje dhe ai solli në vëmendje faktin që “Big Brother VIP” bllokoi komentet në rrjetet sociale për shkak të gjuhës së urretjes. Nëse e mbani mend kjo ka ndodhur për Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshajn në fillim të lidhjes së tyre.

Siç mund ta kujtonin romanca e re nuk u prit mirë nga një pjesë e madhe e njerëzve dhe kjo u reflektua edhe në rrjetet sociale ku komentet negative ishin aq të shumta, saqë produksioni vendosi mos të lejonte komentet në Instagram.

Kjo gjë u rikujtua sot nga Arjani. Por cili ishte reagimi i Borës? Edhe ajo u shpreh kundër gjuhës së urrejtjes duke thënë se njerëzit priren të të shajnë e jo të të kritikojnë për një gjë të caktuar që mund të mos u pëlqejë.

“Kjo gjuha e urrejtjes nuk ndodh vetëm këtu por edhe në vende të tjera. Mbaj mend kur ishte Big Brother i mbyllën komentet disa kohë sepse komentet ishin të tmerrshme dhe me gjuhë urrejtje shumë të madhe. Ka dhe një shpjegim pasi njerëzit lidhen dhe fiksohen me personazhet.”- tha Arjani kur Bora shtoi: “Ne kalojmë direkt në sharje dhe jo në kritika që vërtetë mund të jenë të dobishme për njeriun që i lexon”.

Gjuha e urrejtjes ndaj Donaldit dhe Beatrix

Gjuha e urrejtjes dhe thirrjet diskriminuese për dy Beatrix dhe Donaldin u diskutuan gjatë. Madje, në një nga spektaklet Arbana Osmani tha: “Ne si produksion nuk do të lejojmë në asnjë moment përdorimin e thirrjeve, epiteteve dhe komenteve në përmbajtjet e të cilave do të ketë mbizotërim të gjuhës së urrejtjes. Personazhet tanë janë personazhe televizive dhe në asnjë moment nuk do të biem dakort me tendenca që kanë si qëllim denigrimin e figurës së tyre. Për banorët rregulli kryesor është që ata të jetojnë në izolim të plotë dhe produksioni do të kujdeset maksimalisht që kjo gjë të respektohet deri në fund. Në asnjë moment nuk do të lejohet që për konkurentët të vijnë indicie që ata të lidhen me botën që kanë lënë jashtë’.

Reagimi i Borës

Asokohe nuk mungoi një reagim as nga Bora. Në fakt ky ka qenë reagimi i saj i vetëm për lidhjes e Donaldit dhe Beatrixës.

“Edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij… Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni! As unë nuk po e bëj”, -shkroi asokohe moderatorja në një mesazh drejtuar njerëzve për Donaldin.