Uncategorized

Nuk e lëvizin buzën dhe statik! Lojtarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nuk e këndojnë himnin as ndaj Italisë

Lojtarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nuk e kanë kënduar himnin as kundër Italisë. Megjithëse në stadium kishin mbërritur shumë tifozë për ta përkrahur këtë përfaqësuese, pasi luante një sfidë të madhe ndaj axurrëve, asgjë nuk ndryshoi për shqiptarët.

Askush prej tyre nuk e ka kënduar himnin, ashtu siç në fakt ka ndodhur edhe në të shkuarën. Nga Musliu te Bardhi e Alioski, lojtarët nuk e kanë lëvizur buzën dhe qëndrojnë statik.