Uncategorized

Ka folur me Cristiano Ronaldon? Ja si qëndron e vërteta e fotos së Getinjos

Cristiano Ronaldo është një ndër personazhet më të njohur e më të komentuar në mbarë botën. Sigurisht, të shumta janë dëshirat e fansave apo edhe të personazheve të njohur për ta takuar nga afër apo për të biseduar me yllin portugez të futbollit.

Kjo dëshirë i ka shtyrë mediat sociale më të përdorura, të tilla si Instagram, Snapchat apo TikTok të krijojnë efekte, duke përdorur fytyrën e tij (apo edhe personazheve të tjera), duke u dhënë mundësinë njerëzve “të bisedojnë” me të.

Një bisedë me “video-call” e ka bërë edhe reperi i njohur Getinjo sot. Ai ka publikuar një foto funny në Instastory duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë. “Më tha t’i gjej një lidhje që të hyjë live me Esatin”-shkruan me humor Getinjo. Por nëse keni pyetur veten nëse është e vërtetë, në fakt jo, bëhet fjalë vetëm për një filtër Snapchat-i dhe jo një bisedë të vërtetë.

Nëse dëshironi, jo vetëm Ronaldon-n, por mund të zgjidhni personazhin tuaj të preferuar VIP në këto efekte dhe të realizoni edhe ju një ‘kujtim’ të tillë. Në një kohë kur teknologjia është zhvilluar kaq shumë, tani mund të shkrepni edhe një foto tuajën me personazhet e zemrës