Uncategorized

“As 10 Maluma nuk i dua para kësaj!”/ Enca ‘ndryshon’ mendje, shfaqet me kolumbianin në Dubai

Enca nuk arriti të ishte një nga 11 mijë shqiptarët e pranishëm në koncertin e parë të Malumës në vendin tonë më 14 mars, ku nuk munguan figura të shumta publike. Megjithatë, artistja ia ka dalë të jetë në një nga koncertet e tij të turit “Papi Juancho”.

Prej ditësh këngëtarja ndodhet në Dubai dhe udhëtimi i saj ka rastisur me datën e oragnizimit të koncertit të yllit kolumbian atje. Enca ka ndarë video të ndryshme në Instagram nga koncerti ku duket shumë e lumtur.

Kur Maluma mbajti koncertin në Tirana, Enca postoi një foto nga pushimet duke shkruar se “As 10 Maluma nuk i dua para kësaj”. Megjithatë, duket se nuk i ka rezistuar dot 28-vjeçarit.

Nuk e dimë se kë do zgjedhte ajo tani mes plazhit dhe Malumës, por nuk mund të mos nënvizojmë se në rrjetet sociale ajo ka treguar prej kohësh pëlqimin ndaj tij.

U bë viral komenti i artistes në foton e Bebe Rexhës ku kjo e fundit shfaqej me Malumën pak vite më parë. “Puthe dhe për mua” – i shkruante asokohe Enca asaj.