Uncategorized

“Spanja ka kualitete, por Shqipëria nuk mbetemi pas”! Armando Broja nuk është i frikësuar: Tentojmë fitoren, kemi shanse për Europian dhe Botëror

Shqipëria do të përballet ndaj Spanjës në transfertën iberike. Para këtij takimi, në konferencën për shtyp kanë dalë dy lojtarë të tjerë të Kombëtares, Prenga dhe Broja. Sulmuesi i Southampton është shprehur se kuqezinjtë synojnë fitoren ndaj Spanjës, ndërsa më herët ka luajtur ndaj dy qendër mbrojtësave të tyre.

“Jemi gati fizikisht si ekip. E dimë që do të jetë e vështirë me Spanjën, jemi duke u stërvitur mirë dhe shpresojmë me fitore ndaj iberikëve. Kam luajtur kundër dy mbrojtësave të Spanjës dhe do të jetë një ndeshje e vështirë sepse ata janë mirë, por edhe nuk jemi pas kemi kualitet. Jam rritur më shumë si djalë, kam mësuar më shumë te Sauthemptoni. Duhet të vazhdoj kështu përpara për të luajtur për ekipin dhe për vete.

E prisja dhe nuk e prisja që ta nisja kështu në Premier Ligë, besoja që do të ecte mirë sepse isha me këmbë në tokë. Ka ende dy muaj për të përfunduar sezoni dhe shpresojmë që të eci në këtë gjendje. Kam suportin e tifozëve shqiptarë, në Angli apo ku do ndodhet i falënderoj që më mbështesin. Si grup duke marrë rezultatet prej ndeshjeve dhe eksperiencave prej tyre kemi shanse të shkojmë në Europian dhe në Botëror”, tha Broja.