Uncategorized

Si qëndron raporti i tyre? Donaldi dhe Dj Dagz bëhen për herë të parë bashkë

Marrëdhënia e Donaldit me Dj Pm dhe Dagz ka qenë nga më të ngushtat në “Big Brother VIP”.

Por gjithçka ndryshoi pasi aktori i humorit pati një përplasje të ashpër me moderatoren Einxhel Shkira, me të cilën Dagz krijoi një lidhje që po vazhdon dhe jashtë.

Por ditën e nesërme ata do bëhen për herë të parë bashkë pasi do mbajnë një koncert të përbashkët në Kosovë.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Romeo që ka zbuluar se pjesë e koncertit do jetë edhe ai dhe sigurisht PM dhe Elgit Doda.