Uncategorized

“Nuk ia kam numrin e telefonit”/ Beniada Nishani zbulon raportin me Einxhel Shkirën pas BBV. Kolegia e saj habit me deklaratën për modelen: Beni ra në dashuri me…

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Beniada Nishani ishte e ftuar në një intervistë së bashku me kolegen e saj Argjira Spanën, ku ka folur rreth jetës së në Tiranë dhe ka sqaruar raportin me moderatoren Einxhel Shkira.

Modelja sqaroi raportin e saj me moderatoren Einxhel Shkira me të cilën krijoi një miqësi të ngushtë brenda BBV. Pasi u përfol për një krisje mes dy vajzave, modelja shpjegoi se arsyeja pse nuk janë takuar ende janë angazhimet e punës.

Biseda:

Beniada: Nuk e kam akoma numrin e Einxhelit. Enxhi të dua shumë.

Argjira: Edhe Einxheli ka ndërruar telefonin.

Pyetje: Nuk je xheloze ti?

Argjira: Unë jam xheloze për Dagzin. (qesh)

Beniada: Kemi pasur angazhime dhe unë dhe Enxhi. Sa të qetësohemi bashkë, do takohemi.

Pyetje: Kë do merrnit në udhëtimet tuaja?

Beniada: Do merrja Semin, Beatrixën, Donaldin, Enxhin, Dagzin, Ilirin.

Duke folur për jetën e saj në kryeqytet, Nishani tha se tashmë ka marrë edhe një shtëpi të vogël me qera.

“Unë mora një shtëpi në Tiranë. Realiteti është që është një shtëpi me qera 1+1. Se kam blerë akoma, nuk është shtëpi luksoze por duhet pak sakrificë. Nuk më intereson të kem një shtëpi luksoze, por të kem një shtëpi të lezetshme. Shumë veta më shkrujatën ku i ke gjetur lekët, ta dini që po e paguaj me qera.”, u shpreh Beniada në emisionin “Goca dhe Gra”.

Në një tjetër moment u diskutua një prapaskenë e rubrikës “N’trip” në E diell, ku dy moderatoret ishin në një udhëtim në Korçë. Duke treguar eksperiencën e tyre, Argjira Spanca tha mes të qeshurarsh se Beniada u “dashuruar me këngëtarin”, që po këndonte në shesh.

“Ishim në një hotel, pastaj dolëm në qendër. Për Benin vdiqën njerëzit atje. Benit i pëlqeu këngëtari. Ishte një çun aty me ne që kënduam serenata. Edhe tha Beni “U dashurova me Panajotin”., tregoi Spanca.