Uncategorized

Nga planet për fëmijë tek takimi me familjarët, Einxhel Shkira dhe Dagz i thanë të gjitha

Einxhel Shkira dhe Dagz kanë qenë në një intervistë për herë të parë si çift pas daljes nga “Big Brother VIP”, ku kanë folur rreth jetës së tyre pas mbarimit të reality-showt.

Kurioziteti më i madh i fansave është se si po shkon lidhja e tyre pas mbarimit të formatit. Dyshja tregoi se jetojnë bashkë herë në Tiranë dhe herë në Prishtinë, në varësi të angazhimeve. Por, shtuan se ende nuk e kanë vendosur se ku do jetojnë përfundimisht.

E përtej kësaj, planet për fëmijë i kanë shumë të qarta. Që kur ishin pjesë e “Big Brother VIP” ata shpesh kanë folur për fëmijët, por si janë planet e tyre tashmë që janë jashtë?

“Janë në plane të afërta!”-kështu u shprehën ata mes batutave, shkurt dhe qartë.

Po ashtu, çifti u ndal edhe te takimet me familjarët e njëri-tjetrit duke thënë se çdo gjë ka shkuar shumë mirë. Moderatorja zbuloi se ajo ka takuar të gjithë familjarët e Dagz, kurse Dj ka takuar vetëm vëllain dhe babin e saj pak minuta në finale.

“Dagz e ka takuar babin vetëm në finale e Big Brother VIP dhe nuk janë takuar më. Ndërsa, vëllain e ka takuar disa herë. Unë jam takuar me prindërit e Dagz kur isha në Kosovë. Nuk më vendosën në siklet, ishin shumë të thjeshtë. Motra e Dagz është kunata që kam ëndërruar. Një grua për tu patur zili, jemi shumë të ngjashme dhe më pëlqen shumë.”- tha Einxhel në një intervistë për “Natë me Aulonën”.

Ata u shprehën se kanë njohur dimensione të reja të njëri-tjetrit dhe janë surprizuar me disa gjëra që nuk i kishin ditur më parë.