Uncategorized

Liberta Spahiu publikon videon e puthjes me Flori Mumajesin/ Moderatorja “vulos” lidhjen

Që pas ndarjes nga Elvana Gjata, emri i Flori Mumajesit është lakuar në media disa herë për lidhje të reja. Por vetëm ajo me Liberta Saphiun është rikthyer herë pas here. Kur askush nuk dinte se çfarë bëhej me jetën e tyre private, Flori dhe moderatorja këto ditë kanë qenë kryefjalë e mediave rozë.

Këngëtari ka qenë i ftuar në një dasmë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me grupin e tij “Three Dots”, ku ndër të pranishmit në event ishte edhe Liberta.

Një video e kapur nga të pranishmit e tjerë në dasmë që bëri xhiron e rrjetit, shihet këngëtari që po këndon në mes të sallës ndërsa Liberta Spahiu po bën një video me celularin e saj, ku në një moment Flori shkon pranë moderatores duke shkëmbyer një puthje. (KLIKO)

Kaq mjaftoi që rrjeti të ndizej dhe të aludohej për një lidhje. Ditën e sotme Liberta ka realizuar një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instastory ku mbizotërojnë pyetjet për Florin. Dikush i shkruan se çfarë u bë me të dhe Liberta përgjigjet: “Rehat, shëndoshë, e mirë. Si molla ishte. Në vijë çdo gjë.”

Ndërkohë një ndjekës tjetër shkruan: “Llafet po thonë se je në një lidhje me Flori Mumajesin”. Këtij komenti moderatorja i është përgjigjur duke kënduar këngën e Dafina Zeqirit “Llafe llafe”. Po ashtu ajo ka publikuar edhe videon e famshme ku Flori i afrohet dhe e puthe, por te filmuar nga celulari i saj.“

Kështu, përmes këtyre përgjigjeve Liberta e ka lënë çdo gjë të pasqaruar, duke dhënë përgjigje tipike “VIP-ash” që as nuk konfirmojnë e as nuk mohojnë lajmet që qarkullojnë rreth tyre.