Uncategorized

Bruno dhe Floriana zbulojnë ‘prapaskenat’ e lidhjes së tyre pasi dolën çift nga “Për’puthen”

Bruno dhe Floriana, dy ish-konkurrentët e “Për’puthen” që u larguan nga programi të shtunën, kanë folur sot rreth lidhjes së tyre.

Ata thanë se kanë zbuluar dimensione të reja të njëri-tjetrit jashtë kamerave, ndonëse janë thjesht në fillim të lidhjes së tyre.

“Është ndryshe. Më i mirë por pak acarues”-tha Floriana, kurse Bruno tha se: “Është pak eksplozive. Edhe përpara se të vinin këtu shpërtheu e mori vesh gjithë Top-i”.

Ata deklaruan se nuk jetojnë bashkë por kohën më të madhe e kalojnë me njëri-tjetrin. “Nuk jetojmë bashkë dhe as nuk rrimë 24 orë me njëri-tjetrin por kohën më të mirë e kalojmë bashkë. Bruno është shumë xheloz. Ndonjëherë këto shkaktojnë edhe probleme por momentale janë.”– tregoi Floriana lidhur me raportin e tyre pas daljes nga “Për’puthen”.

Ajo po ashtu tha se pas takimit të parë me Brunon i ka kërkuar produksionit të largohet. “Thoja pse kam dal keq në takim kur nuk jam ashtu. Produksioni më tha se do ambientohem dhe kanë bërë gjënë më të mirë.”-tha ajo në “Shqipëria Live”.

Çifti i parë që u largua nga “Për’puthen” këtë sezon, Alvisa dhe Bashkimi, u ndanë disa javë pasi u larguan. Të pyetur nëse edhe ata e kanë një frikë të tillë, Floriana tha:

“Nuk e kam menduar diçka të tillë. Sa ta ketë shkruar Zoti. Nëse gjërat shkojnë mirë do zgjasë gjithë jetën”. I të njëjtit mendim ishte edhe Bruno.

Lidhur me planet e të ardhmes çifti tha se të dy janë pro bashkëjetesës dhe jo martesës e gjërave tradicionale. Megjithatë, shtuan se është herët që të nisin që tani bashkëjetesën.

Bruno i bëri një surprizë të papritur Florianës gjatë”Për’puthen Prime”, duke e çuar në një ambient romantik të zbukuruar me drita dhe lule. Ai i shfaqi asaj një video që përmblidhte gjithë rrugëtimin e tyre në “Për’puthen”, njohjen, takimet, debatet nga fillimi dhe deri tani. E po ashtu, Bruno tregonte ndjesitë e tij për Florianën dhe cilësitë me të cilat ajo e bëri për vete.

Çifti shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë, duke u rikthyer më pas në studio, ku Bruno i propozoi të largohen nga emisioni dhe mori një “Po” nga Floriana. Ata janë çifti i dytë i këtij edicionit të emisionit të dashurisë.