Uncategorized

‘’Turp, turp për të…’’/ Pas arrestimit të Vali Corleone, reagon ashpër vajza e tij: Shpifje, e bëjnë për t’i marrë pasurinë

Vali Korleone i cili njihet ndryshe edhe me nofkën ‘Princ Vali Corleone’ është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Gjilan. Sipas policisë së Kosovës është mësuar se ai ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe i ka kërcënuar. Sakaq, pas arrestimit ka reaguar edhe vajza e tij, Anita.

Në një postim të bërë së fundmi në rrjetet sociale, Anita në mënyrë kategorike ka mohuar akuzat që i janë bërë ndaj babait të saj. Ajo është shprehur se të gjithë këto janë shpifje që t’i marrin pasurinë, Vali Corleone.

‘’Sot pasdite Policia e Kosovës ka ardhur në shtëpinë tonë dhe ka marrë ‘’Babin tim Mbret’’ për arsye se R dhe S kanë shpifur dhe kanë bërë akuzë ndaj ‘’MBRETIT”” tek policia kinse ‘’MBRETI” i ka kërcënuar me thikë, unë dhe disa të tjerë kemi qënë aty dhe jemi dëshmitar që kjo nuk është aspak e vërtetë. Kjo është gënjeshtër e shpifur që ‘’MBRET VALENTINO CORLEONE’’ të përfundoj aë burg dhe ata t’i marrin pasurinë e tij. Kjo dhunë pisqike ndodh që 18 vite, këta janë viktimizuar dhe femrat e tij asnjëherë nuk mund të jetë të qetë prej këtyre, i kërcënojnë edhe shoqërinë tonë sa herë që ata nuk vijnë tek ne ka ndodhur që i ka larguar edhe shoqet tona me dhunë nga shtëpia, dëshira e tyre është të shkatërrojnë ‘’mbretin’’, njeriun me të mirë në këtë planet. ‘’Mbreti nuk i bën keq askujt kaq e dime të gjithë ne, kot mundohem ta shkatërrojnë me shpifepo sa të jem gjallë unë nuk ka për të nodhur kurrë. Kjo është një padrejtësi shumë e madhe edhe ndaj Policisë së Kosovës që kanë vepruar kështu pa e pasur as edhe një fakt të vetëm. Ju e kisha lutur krejt portalet për këtë akuzë që vetë Rifat Sylejmani e ka shpërndarë, e ka shpifur. E gjithë kjo është bërë është bërë për arsye se duan që t’i marrin pasurinë ‘’MBRETIT’’ dhe gjërat e ‘’MBRETIT’’. Turp, turp për të…’’
Ndërsa sot, është bërë me dije se me vendim të prokurorisë i dyshuari është dërguar në qelinë e paraburgimit.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani

“Ankuesi M.K.SH. ka raportuar se djali i tij/ i dyshuari M.K.SH. e kishte kanosur derisa ishin në shtëpinë e tyre. I dyshuari dyshohet se në vazhdimësi iu shkakton dhunë në familje duke i kanosur prindërit e tij. I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës , ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari zë ndalohet për 48 or. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore”, ka thënë Ismet Hashani për Express.