Uncategorized

Një thumb ndaj Don Xhonit? Majk sqaron një herë e mirë se si qëndron e vërteta rreth konfliktit me reperin

I ftuar në “Freestyle’ të moderatorit të njohur Meriton Mjekiqi përmes disa vargjeve muzikore thuhej se Majk ju kishte hedhur kunja reperave shqiptar, por më shumë ky u mor si ngacmim për Don Xhonin.

“Ka dhez pahiri, po mendon se ke mrri.Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori,Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar.Kur pata nis nota ta larta em kendu më patën kritiku.1vjet ëm vonë reperat tu munu me bo të njëjtën se me autotone”-janë disa nga vargjet e diss-it që majk këndon.

Së fundmi, Majk teksa ka dhënë një intervistë për “Why Not” e pyetur nga moderatorja e programit thotë se nuk ka asnjë konflikt me Don Xhonin.

Ai ka thënë se gëzon raporte të mira me të gjithë dhe se nuk ekziston asnjë konflikt mes tij apo reperave të tjerë shqiptar.

“Për të gjithë ata që mendojnë se kam konflikt me dikë,dua të tregoj se nuk kam asnjë konflikt me asnjë reper të estradës, përkundër kam raporte të mira me të gjithë.Konflikt nuk kam me të, po me asnjë”.u shpreh reperi.