Uncategorized

Monika rrëfen dramën në “Big Brother”: Ishte me keq se ‘97-ta

Monika Lubonja është rikthyer pas duke komentuar eksperiencën në “Big Brother VIP” dhe marrëdhëniet me banorët. Disa fjalë i kishte edhe për momentet e vështira me Semin dhe Fifin brenda shtëpisë.

“Pjesa që kam kaluar me Fifin dhe Semin për mua ka qenë përjetim më i vështirë se ‘97-ta. Ishte tronditje se në rrjet u ngritën thanë kjo grua po ndihmon njërën pa e ditur që vajza tjetër kishte probleme.”, ka thënë ajo.