Uncategorized

Krisen miqësitë mes banorëve të Big Brother Vip, Antonela Berisha hedh ‘’kunja’’: Pres të shoh diku në horizont…

Antonela Berisha ka qenë një nga banoret më të komentuara në Big Brother Vip. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka nxitur debate me disa nga banorët, ku mund të veçojmë atë me Big Mamën, dhe ka sjellë plot dinamika të reja.

Së fundmi ish-konkurentja e ‘’Për’puthen’’ ka ironizuar ish-banorët e BBV për vazhdimësinë e miqësisë që krijuan brenda shtëpisë në një postim të bërë në llogarinë e saj personale në Instagram.

‘“Unë që ndjehem si Alfred Cako i Big Brother ndërkohë që pres të shoh diku në horizont miqësitë e krijuara brenda BB”, ka shkruar ajo.
Pas mbarimit të formatit disa nga ish-banorët ruajnë raporte të mira, ndërsa ka nga ata që kanë pasur konflikte dhe nuk flasin me njëri-tjetrin. Është përfolur gjatë në mediat online se miqësia mes aktoreve, Monika Lubonja dhe Arjola Demiri është krisur. Po ashtu edhe ajo mes Donaldit dhe Semit, ku shkaku kryesor ka qënë lidhja e aktorit me këngëtaren, Beatrix Ramosaj. Një tjetër miqësi e ngushtë brenda BBV që duket se nuk po vazhdon jashtë, është ajo e Einxhel Shkirës me modelen Beniada Nishanit.