Uncategorized

Fansja i zbulon Einxhel Shkirës sekretin që lidhet me Dagz, moderatorja i kërkon “të heshtë”

Pak por e sigurt: fansat e personazheve publike janë shumë të vëmendshëm ndaj detajeve rreth tyre. Ata i ndjekin non-stop dhe nuk lejojnë tu shpëtojë asgjë, sikurse ka ndodhur së fundmi me Einxhel Shkirën.

Moderatorja është shfaqur së fundmi në disa foto në Instagram e veshur me xhinsa, crop-top dhe një këmishë të zezë dhe të gjatë. E pikërisht te kjo e fundit do ndalemi. Pasi këmisha e moderatores qenka e Dj Dagz.

Këtë e ka zbuluar një ndjekëse shumë e vëmendshme, e cila shkruan krah fotove: “Këmisha e Dagz nga Prime i 1 janarit…” ky koment i ka rënë në sy Einxhel e cila i ka replikuar me një emoji i cili përdoret kur i kërkon dikujt të hesht.

Duket se Einxhel ka dashur ‘t’ua fshehë’ këtë fakt fansave, por pa sukses.

Ajo dhe Dagz vijojnë lidhjen e tyre jashtë “Big Brother VIP” dhe duken të pandarë duke u shfaqur kudo bashkë. Madje, moderatorja ka takuar edhe familjarët e DJ të njohur.

Ka qenë motra e tij, Aurora, që ka postuar një foto krah Einxhel duke shkruar: “Kuni(kunata) ime e mrekullueshme”. Vlen të përmendet se që kur Einxhel dhe Dagz nuk ishin lidhur ende, Aurora, ka treguar mbështetjen e saj ndaj kësaj lidhjeje duke u shprehur se i pëlqen shumë Einxhel dhe se janë të ngjashme në karakter.

Sakaq, nuk dihet nëse Einxhel e ka prezantuar të dashurin me familjen e saj.