Uncategorized

Roza Lati reagon pasi loja e Majk me balerinat u kritikua në rrjet: S’ju pëlqejnë ca shpulla tek…

Roza Lati ka reaguar pas polemikave të shumta që u krijuan në mediat sociale pas intervistës së realizuar me Majk.

Çfarë ka ndodhur? Ditën e shtunë moderatorja ka intervistuar reperin ku mes të tjerash ka realizuar edhe një lojë me të cilën u bënë protagoniste edhe dy vajza të reja që u shfaqën me veshje provokuese. Në një moment reperi u gjuan atyre në të pasme. Kjo shkaktoi shumë polemika dhe irritomë të njerëzit.

Një pjesë e tyre e quajtën këtë emision të papërshtatshëm për fëmijët, të tjerë janë të mendimit se vajzat janë përdorur si objekte seksuale. Por, nuk është e këtyre mendimeve Roza, e cila prekjet e reperit ndaj balerinave i quan një problem jo kaq të madh. Në një postim në Instastory ajo shkruan se emisioni është show dhe e thekson në çdo nisje të tij, se çfarë përmban.

“Shoh që paska krijuar shumë polemika performanca surprizë që bëmë për Majkun. Ne jemi talk shoë, ne çdo emision unë ia bëj të ditur audiencës se cfarë programi jemi, në cdo hapje, performanca është më e lehtë sesa një hedhje sytjenash te Maluma. Mos na thoni tani që juve s’ju pëlqejnë klipet me byth. O më falni me të pasmet si i doni ju. Apo ju femrave feministe s’ju pëlqejnë ca shpulla te bytha?”– shkruan ndër të tjera Roza.