Uncategorized

Prishet miqësia e Einxhelit dhe Beniadës

Einxhel dhe Beniada u bënë mjaft mikesha brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, madje të dyja nuk u ndanë asnjë moment deri ditën që dolën nga shtëpia.

Vajzat kishin miqësi tejet të bukur dhe dukej se kjo miqësi do të zgjaste edhe më shumë, por nuk ndodhi kështu.

Pas daljes së tyre nga shtëpia e “BBV”, ato nuk u panë askund bashkë

E si duket gjërat mes tyre nuk janë edhe aq të thjeshta.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se vajzat kanë hatërmbetje me njëra tjetrën dhe nuk kanë biseduar pas daljes nga “BBV”.
Kryesisht hatërmbetja ka filluar nga Einxhel, teksa ka lexuar komentet e mamit të Beniadës që fliste kundër saj.

Duket se kjo është edhe arsyeja pse vajzat kanë ndërprerë miqësinë e tyre.