Uncategorized

Marrëdhënia konfliktuale e Sarës dhe Dj PM! Xhelozitë, sherret dhe ribashkimet e të çiftit të Big Brother VIP

Sarah dhe Dj PM jashtë shtëpisë së “Big Brother” bënë edhe më shumë fansa sesa kishin. Blogerja nga Durrësi dhe Dj nga Kosova duket se pas famës janë përpjekur që të mbajnë lidhjen në këmbë, por duket se nuk ka qenë e lehtë.

Mes dyshes, debatet nuk kanë munguar që nga dita e parë jashtë shtëpisë. Ndoshta largësia apo përshtatja me njëri-tjetrin ka bërë që kjo dyshe të mos i shmangë dot sherret. Me aq sa kemi mundur të mësojmë, debatet më të shpeshta janë për xhelozi.

dj pm sarah berisha7

Duke qenë se PM ka një punë, ku i duhet të punojë natën dhe në praninë e shumë vajzave, duket se kjo nuk i pëlqen shumë partneres së tij. Nga ana tjetër, edhe Sarah ka vështirësi të përshtatë gjithçka që i kërkon i dashuri i saj. Tashmë me projektin e saj të ri në televizion, si moderatore e “Kosherja Show”, Sarah ka marrë një tjetër mision, duke u bërë pjesë e ekranit të madh.

Kjo situatë e re dhe kontaktet e reja të blogeres janë shndërruar në një shqetësim për DJ, që është detyruar të shtojë vizitat në Tiranë, edhe për të qenë më pranë partneres së tij. Nga ana tjetër, Sarah tashmë është afruar edhe më shumë me miqtë e PM, si për të shtrirë kontaktet e reja edhe në Kosovë.

dj pm sarah berisha6

Kujtojmë se ditën që ishte koncerti i Maluma-s në Tiranë, çifti ka qenë prezent në këtë koncert, por bashkë me të ka qenë Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha. Dy çiftet u panë së bashku teksa përgjatë gjithë mbrëmjes kanë publikuar foto e video së bashku.

sarah berisha (1)

Për profesionin e saj si blogere, por tashmë edhe si moderatore, këto njohje të reja i shërbejnë jo pak 25-vjeçares, që deri më dje ishte e njohur vetëm në botën e “Instagram”-it.

sarah berisha (2)

Ndërkaq, për Pajtimin, kontaktet e reja në Tiranë përkthehen në punë dhe projekte të reja, duke qenë më pranë edhe një tregu si Shqipëria. Që nga dalja e tij në “Big Brother”, të shumta janë ftesat me Dj për të luajtur në club-e të ndryshme. Natyrisht që ftesat tashmë për të janë çift, ku nuk mungon as Sarah. Që pas përfundimit të lojës, ish-banorët janë të ftuar shpesh në evente të ndryshme, ku edhe një numër i madh fansash i pret.
Në këtë linjë janë edhe Dj PM dhe Dagz, veçse për ta vëmendja është dyfish, pasi krah tyre janë edhe dy partneret e tyre, Einxhel dhe Sarah. Por teksa lidhja e Einxhel dhe Dagz është konsoliduar dhe çifti po mendon për të bashkëjetuar, Pajtimi dhe blogerja duket se herë pas here ngecin në këtë raport.