Uncategorized

LAJM I FUNDIT/ Lulzim Basha jep dorëheqjen nga posti i Kryetarit të PD-së

Lulzim Basha ka deklaruar sot se ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

“Të dashur qytetarë shqiptarë, të dashur demokrat. Tjhellimi i krizës ka për shkak mungesën e një qeverisje të përgjegjshme, qeverisje të llogari dhënies. 25 prilli ishte goditje e rëndë për demokracinë, dhe për ndryshim pas 8 vitesh tallje. Një qeveri me program konkrete u pengua nga masakra zgjedhore që ndali nndryshimin më 25 prill. Shpresa për ngritjen e një opozite të fortë, ka marrë goditje të njëpasnjëshme. Përpjekjeve tona për t’i pofruar një ndryshim të tillë, përmes goditjes së korrupsionit, i është mbivendosur një luftë e brendshme. Personal;isht investova gjithçka për një zgjidhje që doi i shërbente PD-së. Sot nuk dua të ndalem për çfarë ka ndodhur dhe se si ka ndodhur. Kuksh kishte të drejtë ose jo. Fatkeqësisht përpjekja ime për të mbajtur PD-në e bashkuar nujk pati sukses. U krijua një frymë përçarje, që sot PD-ja po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye, për të ndihmuar PD-në, i vetëdishëm për peshën që mora mbi veten me atë që e kam quajtur vendimin tim politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD-së. Me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar në ringritjen e bashkimin e demokratëve, të PD-së si shpresa e vetme për shqiptarët. Kjo nuk është një tërheqje spër rehati personale, por një nxitje më shumë që një betejë në të ardhmen ta bëjmë të gjithë bashkë,m të zhveshur nga çdo shpifje dhe gënjeshtër që kjo që është bërë në 6 muaj, ka qenë për karrigen e kryetarit. Unë do jem tërësisht i angazhuar ndaj jush. Nuk do ju braktis kurrë” – tha Basha.