Uncategorized

“Kush po të pengon”/ Kjo video e Bora Zemanit po “çmend” rrjetin dhe fansat janë të sigurt që e ka për Donald Veshajn

Donald Veshaj dhe Bora Zemani padyshim që janë një ndër emrat më të lakuar në media, ku puthja e tyre e cila u bë virale dhe ‘tradhëtia’ e aktorit të humorit me Batrix Ramosajt brenda shtëpisë së “BBVIP” ishin ndër më të komentuarat nga publiku.

Dy ditë më parë Donaldi publikoi një këngë të titulluar “Nuk je” tq cilët fansat janë të bindur se ia dedikon moderatores. Një ndër detajet ishte kur në fund të videoklipit shfaqet numri ‘5’, e cila është data e përvjetorit të lidhjes së dyshes.

“Unë jam idiot, ama jam idioti jot!”– është kjo një nga frazat që nuk u ka shpëtuar njerëzve. Kur ishte në “Big Brother VIP”, Donaldi i tha në një bisedë Semi Jaupajt, se këtë frazë ka dashur ta shkruante te “Toxic Love” që këndohet nga Elgit Doda dhe është shkruar nga Donaldi. Teksti i dedikohet moderatores dhe historisë së tyre të dashurisë.

Mirëpo moderatorja mesa duket ka reaguar në mënyrë indirekte nëpërmje një videoje të postuar në “InstaStory” ku në sfond dëgjohet kënga e Loredanës dhe Don Xhonit “Gjuj për to”.

Bora shihet duke kënduar vargjet: “Veç kallxom kush po të pengon, kallxom kush po të provokon”. Ky postim i saj ndezi rrjetin me komente të shumta ku të gjithë fansat mendojnë se i ka dhënë një përgjigje