Uncategorized

“Komshinjtë e kujt u çmendën sonte?”- Donald Veshaj i dedikoi këngë, fansat i luten Bora Zemanit që t’i falë tradhtinë aktorit: Është bërë pishman, njerëzit gabojnë

Historia e dashurisë mes Donald Veshajt dhe Bora Zemanit ka qenë kryefjalë e mediave rozë për disa muaj me radhë. Pavrësisht tradhtisë së aktorit ndaj saj me këngëtaren Beatrix Ramosaj, pas publikimit të këngës së tij dedikuar Bora Zemanit, fansat duket se duan një rikthim të çiftit duke iu lutur moderatores që ta falë Donaldin,

Pas takimit që ish-çifti patën në shtëpinë e “Big Brother Vip”, fansat u dashuruan me romancën e tyre, megjithatë pak kohë më pas do të zhgënjeheshin kur aktori nisi një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj brenda reality-showt. Pavrësisht romanës dhe deklaratave të tij për këngëtaren, fansat nuk hoqën dorë nga mbështetja dhe simpatia për çiftin Bora-Donald.

Lidhja mes tij dhe Beatrix Ramosajt, e cila zgjati vetëm 24 orë pas përfundimit të BBV, u komentua shumë në rrjet, ku fansat e moderatores Bora Zemani kërkonin një rikthim të saj me Donald Veshajn. Aktori i humorit qëndroi i heshtur pas gjithë këtyre ngjarjeve, deri sa vendosi të sjellë një projekt të ri muzikor që ngjalli dyshime se i është dedikuar moderatores.

Kaq ka mjaftuar që fansat të shpërthejnë në komente, ku kërkojnë rikthimin e ish-çiftit dhe i luten Bora Zemanti që të falë aktorin për “gabimet e tij”

Në këngën me titull “Nuk je”, çdo mendim i lënë në seksionin e komenteve përfshin emrin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, ku fansat duket se janë të gjithë të një mendimi: “Të gjithë bëjnë gabime, falja është hyjnore!”

Pjesa më e madhe e komentuesve kërkojnë rikthimin e çiftit, duke i bërë lutje moderatores Bora Zemani që ta falë aktorin për “gabimin” që ka bërë:

“Super këngë🤗🤗😍😍 Fiksim e kam ti shikoj njeherë përsëri të dy bashkë Danold & Bora ❤️”

“Këngë plot ndjenjë brenda. Shumë e bukur. Uroj të bëjë efektin e duhur tek personi në fjalë se publikut ia vodhe zemrën😍”

“Bravo Donald. Bora e meriton këtë dedikim. Uroj të fali gabimin që bëre sepse jeni super çift…”

“Epo fale djalin moj Bora 2 kënge të dedikoi të vlerëson akoma, të bëjë akoma, një mundësi edhe atij vetes tënde. Shkoni shumë bashkë! Në fund të fundit njeri është. Gabimet për njerëzit janë edhe gabon ndonjëherë. Tek e fundit falja është e shenjte hyjnore. (Jam idiot por jam i joti – tha)”

“@borazemani është bërë pishman gaboi 🤦 falja është hyjnore 🙏🏻 fale ju dy duheni pavarësisht të gjitha gjërave🤷 gabimet janë njerëzore mos gjykoni. Janë fjalët e tua❤️💪🥰”

“Bora përmes këngës së Semit tha: “Para syve të botes rash më poshtë nuk e di a ka? Si s’të erdhi pak gjynah?!” Tani pas poshtërimit që i bëre duhet t’i kërkosh falje dhe ta “ngresh” para syve tanë, për hir të tre viteve që kishit bashkë dhe sepse ajo e meriton! 🥰 E dinim që do pendoheshe😉”

Megjithatë ka pasur edhe replika mes ndjekësve, të cilët risjellin në vëmendje lidhjen e aktorit me Beatrix Ramosajn, duke e cilësuar si tradhti ndaj Bora Zemanit:

“Gabimet jane njerëzore, falja është hyjnore! E dinë veç ata te dy”

“Falja është hyjnore ama jo tradhëtia. Tradhëtia është zgjedhur e jo obligim.”

“Po ta dojë Bora do e falë”

Në disa komente të tjera vihen re edhe fansat që nuk harrojnë të përmendin tërothrazi këngëtaren Beatrix Ramosaj, dhe komentin e saj në foton e Bora Zemanit “i çmenda komshinjtë”:

“Një pyetje kam unë: Komshinjtë e kujt u çmendën sonte? 💪😍🙈 E kemi meritu të gjithë këtë moment, lëre pastaj Bora ❤️”

“Të urrenim kur të shikonim me një vajzë, që dreqi e di se si mund ta ndërroje me një diamant si është Bora Zemani , por me këtë këngë , na bëre të besojmë se dashuria e vërtetë ekziston dhe shpresojmë të jeni bashkë se jeni çifti më i bukur në Shqipëri!”