Uncategorized

“Ka qenë trauma më e madhe që kam kaluar pas 1997!” Monika Lubonja bën deklaratën e fortë për sherrin Fifi-Semi Jaupaj

“Ka qenë trauma më e madhe pas 1997 që unë kam kaluar!”- Kështu është shprehur ditën e sotme Monika Lubonja për situatën e krijuar mes saj, Fifit dhe Semit.

Duke u ndalur te mënyra si është parë në rrjete sociale dhe si e ka përjetuar ajo brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Monika tha se ka dalë si ‘xhandar’ duke ndihmuar njërën e duke sulmuar tjetrën.

“Pjesa që kam kaluar me Fifin dhe Semin, për mua ka qenë trauma më e madhe pas 1997 që unë kam kaluar. Ishte një traum sepse u ngritën duke thënë se kjo gua po ndihmon njërën pa e ditur që kjo vajza tjetër kishte një problem dhe unë tani dilja si xhandar i këtyre kur unë nuk isha kjo. Këtë gjë un e kam parë shumë keq në rrjete sociale, ku janë marrë vetëm me fjalë dhe na kanë masakruar”– u shpreh Monika.

Çfarë ndodhi mes Monikës, Fifit dhe Semit?

Për ata që mund ta kenë harruar situata me protagoniste tre vajzat e sipërpërmendura është një nga më të nxehtat e “Big Brother VIP”. Pasi Fifim emri i vërtetë i të cilës është Filloreta Raçi, u ndje keq, Monika vendosi të organizojë një lojë me të dhe të dyja u shtirën sikur po debatonin.

Gjatë lojës, këngëtarja mbajti në dorë një shkop për të cilin Semi u shpreh e frikësuar. Kur ajo i kërkoi Fifit ta hiqte, kjo e fundit reagoi keq duke ia drejtuar shkopin. Kjo bëri që Semit ë shpërthente në të qara teksa të gjithë o tronditën.

Të nesërmen kur Monika dhe Fifi vendosën të zbulonin se e gjitha ishte lojë, banorët nuk e pritën aspak mirë dhe reaguan shumë keq. Po ashtu edhe në opinionin publik ka patur shumë kritika. Kjo sidomos për faktin që Semi tregoi se vuante nga ankthi dhe kjo situatë ia përkeqësoi gjendjen.