Uncategorized

Donaldi i dedikoi këngë Borës, Ilir Shaqiri e degjeneron: U thashë që ai do e tregonte veten pasi…

Ilir Shaqiri është fituesi i sezonit të parë të Big Brother VIP. Pas përfundimit të BBV, Iliri ka pasur shumë intervista, ku ka rrëfyer për rrugëtimin e tij aty.Së fundmi, i ftuar në programin “N’kohë” ai ka rrëfyer se si ka arritur të përballet me iz olimin dhe shkëputjen nga realiteti, duke thënë se fillimisht ka qenë shumë e vështirë, sidomos dy javët e para.

“Dy javët e para kanë qenë të vështira, sepse përshtatja aty brenda është e vështirë. Je i kufizuar mënyrat në lidhje me vetveten dhe me botën. Por thashë që nuk e kisha një problem të madh këtë gjë. Unë edhe gjuaj peshk, jam peshkatar, kështu që kur shkoj merrem me peshkimin’”, u shpreh ai.

Sa i përket raporteve me ish-banorët, balerini ka thënë se ka ruajtur kontaktet me një pjesë të madhe të grupit që shoqërohej gjatë garës, ndërkohë që tha se me Donaldin nuk ka patur asnjë kontakt. “Kam kontakte me të gjitha personazhet.

Kam pasur një relacion të mirë, të shkëlqyer”.”Me disa më shumë, me disa më pak, veçoj Arjolën, Meridianin, Arbri, Arditin, Palomën, Sheilën, Valonin. Bile kemi dhe një grup Whatsapp flasim, bisedojmë si u gdhitë, natën e mirë. Me Donaldin nuk kemi pasur kontakt.

Në një fare mënyrë u vërtetua ajo që unë thashë. Ne nuk do të kemi atë që ai pretendonte, miqësia”.”Sepse kur aty brenda në atë lloj konteksti harmonia nuk u krijua që duhet të ishte, përveç dy javëve të fundit që ne gjetëm një dimension human me njëri-tjetrin dhe shumë mirë që ndodhi kjo gjë. Nuk kishte më që kjo lloj diversiteti dhe divergjence të tejzgjatej, sepse secili nga ne tregoi atë që ai ishte”, tregoi Shaqiri.