Uncategorized

Bledi merr vendimin drastik për Efin një javë pasi tërhoqi pëlqimin ndaj saj

Bledi ka vendosur mos ta publikojë këngën që tha se shkroi për Efin. Ai tha ditën e sotme se pas situatave të ndodhura ka vendosur që t’i ndryshojë tekstin.

”Do ta nxjerr me tekst ndryshe. Efi ishte inspirim por tani dua ta ndryshojë dhe nuk dua të flasë më për ato gjëra fare. Unë paqe jam ndarë me të dhe e respektoj. Është e mbaruar. Nuk dua t’i rikthehem. Unë kur ia vendos kapakun diçkaje nuk ka gjë që e rikthen më.”-tha ai kur u pyet rreth këtij veprimi.

Kur Efi dhe Bledi po njiheshin me njëri-tjetrin, zhvilluan një takim në një studio muzikore, ku Bledi tregoi se kalonte një pjesë të mirë të ditës. Duke qënë se Bledi është edhe këngëtar në profesion, kishte menduar që të bëntë një këngë për Efin, të cilën tha se do ta publikojë vetëm në rast se do të deklarohet për të. Madje, konkurenti i tregoi disa nga vargjet e këngës për të.

Por tashmë ka vendosur të heqë dorë.

Çfarë ndodhi mes tyre?

Një javë më parë gjatë ‘Për’puthen Prime”, Bledi vendosi të tërhiqej nga njohja me Efin, duke thënë se nuk ishte më e fokusuar tek ajo. “Gjërat kanë mbaruar midis nesh , i uroj Efit të gjitha të mirat”, tha Bledi.

Kjo gjë acaroi edhe më shumë Efin e cila u shpreh se ishte rënduar nga kjo situatë e krijuar. Tashmë ata kanë ndërprerë çdo komunikim, madje Bledi nuk e ka uruar Efin as për ditëlindje para disa ditësh. Ndërkohë, ende nuk dihet shkaku i gjithë situatës.