Uncategorized

“Asnjë këngë s’ka qenë për ty”, po këtë herë për kë e ka Ylli Limani?

Ylli Limani padyshim që është një ndër zërat më të bukur dhe më të ëmbël të muzikës shqiptare, që ka rrëmbyer shumë zemra.

Çdo tekst i tij godet drejt e në shenjë, ndërsa muzika e tij bëhet hit sa hap e mbyll sytë. Në fakt në çdo këngë që i dëgjon Yllit mendon ose “sa e kanë lënduar”, ose “lum ajo vajzë”.

Së fundmi ai ka postuar një video në Instagram ku dëgjohet duke kënduar:
“Unë kurrë s’kam vujt për ty a je, a je n’veti
Dashnia më e madhe e jetës tem nuk je ti
Asnjë këngë s’ka qenë për ty, a je, a je n’veti”

Kjo është një pjesë e këngës së re, që siç bëri me dije Ylli do të vijë së shpejti.