Uncategorized

Donaldi në të njëjtën makinë me Trixën, çfarë do thotë këtë herë dyshja?

Pas përfundimit të “Big Brother Vip”, Donaldi dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj kanë qenë në qendër të medias rozë, kjo për shkak të rrjedhës që morën gjërat mes tyre.

Kujtojmë që sapo doli nga shtëpia e famshme, Donaldi i ka shkëputur marrëdhëniet me këngëtaren duke i dhënë kështu fund romancës që ata të dy krijuan brenda shtëpisë.

Tani çdo veprim që ata mund të bëjnë komentohet dhe bëhet viral, duke u përpjekur që ta adresojnë se për kë person bëhet fjalë. Të shumta kanë qenë ato postime në rrjetet sociale, me mesazhe të koduar që dysha i kanë bërë për njëri tjetrin(Donbaldi ndoshta dhe për Borën) dhe thumbimet mes tyre kanë vazhduar.

Por, në një fotografi të publikuar së fundmi nga vetë këngëtarja shihet se atë e ka fotografuar një mashkull, teksa ndjekësit aludonin se mund të ishte Donaldi.

Ndërsa, dyshja ende vazhdojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale, e madje ata nuk morën pjesë as në “Post Big Brother VIP”.