Uncategorized

Sabiani rrëfen çfarë i ndodhi në aeroport, teksa priste Ilirin

Një muaj pasi fitoi në Big Brother, jeta e Ilirit vijon ende të jetë mes Tiranës dhe Romës. Balerini ka zgjedhur të angazhohet me projekte të ndryshme si në Itali si këtu, çfarë do të thotë edhe më shumë udhëtime.

Në orët e vona të mbrëmjes ai është rikthyer në Tiranë ku dhe nuk kishte sesi mos ta priste miku i tij Sabiani. Miqësia e tyre spikati që brenda në Big Brother, ndaj edhe jashtë do të vijonte edhe më e fortë. Në videon e publikuar Iliri dhe Sabiani shfaqen së bashku, dhe Sabi rrëfeu edhe batutat me punonjësit e aeroportit që duket se shpejt e kanë kuptuar se ai po priste Ilirin.

“Shkova në aeroport, filluan ato punonjëset, po pret valixhen vëllai, shkoj tek tjetri po pret valixhen vëllai”, ka thënë këngëtari mes të qeshurave. Të gjithë e kujtojmë batutën hit të këtij Big Brother, kur Sabiani i tha balerinit “Ti je 100 mijë euroshi im”, batutë kjo që do të vijojë t’i ndjekë edhe jashtë dy miqtë e ngushtë, që tashmë e quajnë njëri-tjetrin vëlla.