Uncategorized

“Jam idioti jot”/ E ka për Borën apo Trixën? Donald Veshaj ‘çmend’ rrjetin me veprimin e fundit

Ka ardhur më në fund koha që Donald Veshaj të rikthehet me projekte të reja.

Pas aventurës në “Big Brother VIP”, ku fitoi një popullaritet tepër të lartë, ai ka plotësuar dëshirën e fansave për të qenë më pranë tyre.

Nëse të gjithë ishin duke pritur një emision, Donaldi ka zgjedhur një këngë dhe ka paralajmëruar se videoklipi do të publikohet nesër në orën 18:00.

“Ok, une duhet te beja dicka, me shume dashuri neser ora 18:00 premiere ne youtube”, ka shkruar ai krahas një pjese të trasmetuar nga videoklipi.

Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje, është teksti i kësaj fraze të këngës, pasi Donaldi thotë: “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”.

Nuk dihet se për kë e ka Veshaj, po disa nga ndjekësit kanë filluar të dyshojnë se bëhet fjalë për Borën, ndërsa të tjerë për Beatrixën.