Uncategorized

E veshur me të brendshme të kuqe, Oriola Marashi i vë flakën rrjetit/Ja cila është modelja e njohur që u fotografua pranë saj

Oriola Marashi padyshim është një nga emrat më të komentuar në estradën shqiptare me një karrierë të pasur në modeling.

Modelja është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa ndan me ndjekësit foto dhe video të shumta nga karriera e saj.

E njohur për linjat trupore perfekte, Oriola nuk e humb kurrë rastin që t’i tregojë ato për publikun e gjerë.

Së fundmi, ajo ka pozuar e veshur me një palë të brendshme në ngjyrë të kuqe të cilat dukeshin mjaft seksi.

Në disa prej fotove, ajo mbante në dorë disa trëndafila të kuq, që i shton më shumë sensualitet dhe duket më në formë se kurrë.

Oriola shihet në krahët e modeles së njohur, Nadine Miranda ku të dyja kanë pozuar për linjën e re të “Guess”.

Ju rikujtojmë se prej disa kohësh modelja shqiptare është një nga imazhet kryesore të kësaj kompanie, duke e zgjeruar edhe përtej kufinjve të Shqipërisë karrierën e saj.