Uncategorized

E nisën me pak e përfunduan në sherre të mëdha: VIP-at shqiptarë që patën “luftë” me njëri-tjetrin

Konkurrenca në muzikë e rivaliteti në skenë ka kaluar edhe në personale për disa prej emrave të njohur të skenës.

Më në fund u zbuluan përbërësit që largojnë rrudhat.

Nga bashkëpunëtorë e kolegë ata u shndërruan në “armiq” duke nisur sherre me njëri-tjetrin e duke bërë bujë në media.

Pak prej tyre kanë arritur të lënë pas të kaluarën dhe të sheshojnë gjithçka por pjesa tjetër nuk flasin akoma.

Më poshtë ju sjellim disa nga “armiqësitë” dhe zënkat e dysheve të famshme që nuk flasin me njëri-tjetrin madje thumbohen aty-këtu akoma.

Adelina Ismaili&Leonora Jakupi

Është ngjarja në shoubizin shqiptar, që ka ndodhur para dy dekadash, por, vazhdon akoma të jetë shumë e komentuar, madje, edhe po ripërsëritet. Fjala është për zënkën që rezultoi me rrahje mes Leonora Jakupit dhe Adelina Ismailit. Sipas kësaj të fundit, arsyeja e sherrit ka qenë goditja që Leonora i ka bërë të ëmës së saj, pasi dollapi ka qenë i ngushtë. “Po, ka pasur përleshje, por pse ka ndodhur kjo nuk e di. Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Mbaj mend se ishte një gardërobë e ngushtë, ajo kaloi dhe goditi mamin. Mami i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve”, shprehet Ismaili në studion e emisionit. Sido qoftë, Leonora pas 17 vjetëve në një emision ka thënë se do bënte duet me Adelinën, kurse, Adelina e thumboi dje Leonorën, duke iu gëzuar lajmit se vëllai i Leonorës është larguar nga puna. Kjo i bie që sherri mes tyre vazhdon akoma.

Adelina Ismaili&Arif Vladi

Ndonëse janë dy ikona të muzikës shqipe, thumbime e padi të paralajmërua nuk kanë munguar as ndaj Adelina Ismailit dhe Arif Valdit. Kënga “Marshi i UÇK’së’ ka qenë shkak që këngëtarët Arif Vladi dhe Adelina Ismaili të drejtojnë akuza ndaj njërti-tjetrit. Ishte fillimisht këngëtarja Ismaili e cila tha se Vladi ishte paguar për të realizuar një këngë të tillë, por Vladi ka paralajmëruar padi kundër këngëtares. Në një bisedë për televizionin publik, Vladi kishte thënë se Adelina Ismaili ka humbur famën dhe po mundohet ta rikthej atë përmes fyerjeve ndaj kolegëve. Si do përfundojë kjo çështje mes tyre, mbetet të shihet, nëse është realizuar padia e tillë dhe nëse do shkojë çështja deri në gjykatë.