Uncategorized

‘’Përveç Fifit, të tjerët në Big Brother Vip, ishin personazhe të dorës së dytë’’/ Olti Curri habit me deklaratën e tij, tregon bisedat që pati me këngëtaren

Gazetari Olti Curri njihet për thumbat dhe komentet pikante për personazhet VIP. Edhe gjatë transmetimit të Big Brother Vip ai ka qënë mjaft aktiv në rrjetet sociale duke dhënë opinion e tij për banorët dhe ngjarjet brenda shtëpisë.

Së fundmi, opinionisti ka qenë i ftuar në një emision në Kosovë ku ka komentuar formatin në tërësi dhe personazhet VIP që kanë qënë pjesë. Sakaq, sipas tij përveç Fifit të gjithë banorët e tjerë kanë qënë pjesë e dorës së dytë.

‘’Unë mendoj që përveç Fifit, të gjithë të tjerët kanë qënë personazhe të dorës së dytë. Sepse Fifi është aktive, krijuese, prodhon, është në treg dhe e kërkuar nëpër koncerte. Të tjerët pastaj janë secili, kanë bërë diçka ose diçka tjetër, siç i pamë aty brenda njerëzit që nuk kishin marrë rrogën, tjetri s’kishte marrë emisionin e duhur, tjetrit iu desh që të vij në Big Brother që t’i dëgjohej kënga, apo iu desh që të vinte aty që t’i dëgjohej fjala. Megjithatë ti mos prit që në Big Brother të hyjnë njerëz që janë pllaka të bukura mermeri. Ata hyjnë pllaka të thyera, copëza të bashkuara, formojnë një mozaik të plotë. Sepse në qoftë se aty do të kishin hyrë personalitet të vërteta apo emra artistësh me tekat , luksin dhe pretendimin e tyre do të ishte shumë i vështirë për t’u menaxhuar. Mjafton që të shikosh Big Brother Vip në Itali apo në Spanjë, porducentët janë të terrorrizuar, kupton se atje janë personazhe shumë të rëndësishëm, tenor, soprano, aktorë filmash që kanë fituar çmime Oscar’’, tha Curri.

Në një deklaratë para disa kohësh Olti Curri tregoi se ka marrë ftesë nga produksioni i BBV jo vetëm për të qenë banor, por edhe për rolin e opinionistit. Gjatë intervistës ai ka dhënë edhe arsyet që e çuan atë të refuzojë ftesën nga produksioni.

‘’ Nuk kisha kohë fizike, unë punoj shumë, paguhem shumë mirë kështu që është një humbje e madhe. Do të humbja unë, do fitonte formati, nuk bëhet në këtë mënyrë, duhet të jetë ëin-ëin, që të fitojnë të dyja palët’. Patëm një bisedë, por ngeci. Kam përshtypjen se ka qënë ana ekonomike, asnjëherë nuk u mor një përgjigje e saktë, por është një e shkuar e harruar. Nuk kam patur asnjë lloj raporti dhe nuk kam miqësi me Top Channel. Unë kam raporte pune. Është si të thuash kirurgut a ke miqësi me pacientin që ke hapur barkun. Atë më duan për punë, unë i dua për punë. Kështu që është një marrdhënie e tillë me televizionin’’, u shpreh gazetari.

Olti Curri ka treguar se është munduar të thumbojë të gjithë banorët, por nuk ka pasur mundësi të ngacmoj ata që kanë pasur një qëndrim afatshkurt në shtëpi.

‘’ Të gjithë, përveç disave që ndenjën shumë pak që nuk patën mundësi t’i thumboj. Një djalë Arbri që u merrte me tenis, Valon Shehu nuk munda se ndenji shumë pak, aktori që iku Igli’’, shtoi Curri gjatë intervistës.

Ndër të tjera, ai tregoi se ka pasur jashtë shtëpisë një takim me Fifin dhe se nuk ka qënë në një farë mënyre dakord që këngëtarja të ishte pjesë e Big Brother Vip. Ai shtoi se do donte që banorë të ishin artistë të suksesshëm që kanë një histori jetësore për të treguar duke përmendur emrin e këngëtarit Alban Skënderaj dhe atë të Era Istrefit.

‘’ Fifi nuk jam dakord që ka qënë aty. Ia kam thënë edhe Fifit, kemi patur një takim, për vetë shpirtin e saj, mënyrën, delikatesën, energjinë e tepërt dhe emocionet që fut në çdo gjë. Por i kam thënë Fifit që ti ke bërë mirë aty sepse vendosje lavatriçen dhe jetonin pastër. Pyeta dhe nënën time se kush është më punëtorët dhe më tha kjo Fifi nga Kosova. Kush mund të ishte aty brenda, unë doja njerëz që kishin një histori jetësore, një histori për të treguar, do doja Alban Skënderaj që erdhi nga Italia me një triko leshi, pas disa muajsh u bë ylli skenësh shqiptare. Një këngëtar i kërkuar, super projekte, super koncerte dhe gjëra nga këto. Do doja për shembull njerëz si Era Istrefi, si ia doli të bëj bashkëpunim me Will Smith, kush e ndihmoi, kush e braktisi Dua Lipa, Rita Ora, ndërsa ty brenda ishte ma dhe rrogën, s’ma dhe rrogën. Më paguani shtëpinë me qera, dua fustane, më jep një palë brekë’’, tha Olti.

Po ashtu opinionsti ka kritikuar lojën e Donald Veshaj dhe Ilir Shaqirit, pasi që të dy kanë qënë tipa luftarakë.
‘’ Sollën një lloj Big Brotheri që ne e kemi parë, tipa luftarak. Iliri gjithë kohës me sy me vetulla dhe nuk bëri një ditë pushim që të qeshte ose dhe me atë kundërshtarin ta afronte, të bënin një dialog si njerëz dhe miqve iu thoshte me kë je, ku shkove, pse erdhe. Kërkesë llogarie dhe do doja që Donaldi të ishte luftëtar i vetëm pa historinë e Borës, pa historinë e Trixës, pa Semin afër. Kam disa ngërçe për lojën e tyre dhe duket se kanë bërë një lojë të ngjashme. Ishte një déjà vu’’, komentoi ai.