Uncategorized

Nënë për herë të tretë, Arbana zbulon gjininë e bebit

Arbana Osmani pritet të bëhet nënë për herë të tretë. Ajo e dha lajmin e bukur në natën finale të Big Brother VIP.

Ndërkohë, sot është zbuluar gjinia e bebit që po pret. Pas dy djemve, sipas burimeve për revistën Who, Arbana dhe Edi do të bëhen me një vajzë.

Sakaq, nëse do të shikoni faqen në Instagram të moderatores, kohët e fundit ajo është shfaqur shpesh herë e veshur me ngjyrën rozë, duke lënë të kuptohet edhe gjininë.