Uncategorized

“Me Arjolen s’jam takuar, jemi ftohur”/ Monika Lubonja i thotë të gjitha: Ja gjendja e Beatrix pas ndarjes nga Donaldi

Fillimisht e mohuan, por tashmë është e dukshme: Marrëdhënia mes Arjola Demirit dhe Monika Lubonjës është ftohur dhe nuk është e njëjta si në ‘Big Brother VIP”. Këtë gjë e ka bërë me ditën e sotme edhe Monika e cila zbuloi po ashtu se ende nuk janë takuar që pas mbarimit të formatit.

Ajo nuk tha se çfarë e ka shkaktuar këtë hatërmbetje, por duket se është Arjola ajo e cila ka vendosur disa hendekë në raportin mes tyre.

Teksa fliste për personat që ka takuar këto kohë, ajo përmendi edhe Beatrix për të cilën tha se ishte më e qetë tanimë.

“Kam parë ndryshim të ftohtë me Arjolën, Kafen nuk e kemi pirë ende. Por kur ta pimë do kemi shumë gjëra për t’ia thënë njëra-tjetrës. Nuk jam takuar ende me Donaldin. Jam takuar me Beatrix, e pashë që ishte më e qetë. Kemi qenë në ditëlindjen e Big Mamës por nuk kam patur ndonjë takim. Me Fifin jam takuar normal. Jashtë ne do e shohim se kush ka bërë lojë dhe kush jo.”-tha Monika mëngjesin e sotëm në “Wake UP”.

Më tej, aktorja u ndal te raporti me Ilirin duke u shprehur se në disa intervista që ka dhënë së fundmi ai ka bërë deklarata të forta. E shtoi se nuk ka dashur t’i përgjigjet pasi sipas saj balerini ka qenë në dëlirin e famës.

“Me Ilirin nuk kam komunikuar. Mendoj se edhe po të takohemi duhet të jemi larg Big Brother VIP. Tani që formati ka mbaruar, do doja tu besoja disa situatave që kanë ndodhur aty. Unë ua pashë karakteret dhe mendova se do e vazhdonim jashtë shoqërinë. Gjërat që kam dëgjuar nga Iliri në intervistat e fundit më janë dukur sikur janë thënë në dëlirin e famës. Ai e ka vlerësuar zgjuarsinë time në fillim dhe më vonë ndryshoi.”- u shpreh ajo.

E pyetur se kush janë dy situatat për të cilat është penduar në rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”, Monika përmendi lojën me Fifin dhe shpëtimin e Beatrix gjatë zinxhirit.