Uncategorized

U arrestua për prostitucion, ish-konkurrenti i “Përputhen” publikon mesazhet

Ish-konkurrenti i “Për’puthen 1”, Alban Dyrmishi, u shoqërua pak ditë më parë nga policia nën akuzë se shfrytëzonte dy vajza për prostitucion në një qendër masazhi në Tiranë.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa imazhe në të cilat pretendohet se ai ka vendosur të publikojë bisedën me pronaren e vendit të cilin e kishte marrë me qira. Gjatë bisedës, pronarja i kishte kërkuar të mos e shqetësojë më.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për të duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Ne perfundim te gjykimit, pasi degjoi kerkesat e paleve, ku prokurori kerkoi vleftesimin e ligjshem te ndalimit dhe caktimin e mases se sigurimit “Arrest ne shtepi”, gjykata vendosi te pranoje kerkesen e prokurorise dhe vleftesimin e ligjshem te ndalimit dhe caktimin e mases se sigurimit “Arrest ne shtepi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale per kryerjen e vepres penale te “Mbajtja e lokaleve per prostitucion”parashikuar nga neni 115 i K.Penal.

Në profilin e biznesit në Instagram, qendra e masazhit reklamonte fare qartë prostitucionin. Në postimet e fundit, shiheshin vajza që reklamonin trupin e tyre, duke bërë ftesa edhe për çifte, ndërsa të vetmit komentues ishin meshkujt.