Uncategorized

Ribashkim me Donald Veshajn? Videoja e Bora Zemanit i tha të gjitha: Po të më vijë ai këtu, unë do i them…

“Tani që e pashë se çfarë ka thënë, po ndihem keq…”-ishin këto fjalët e Donald Veshajt kur pa videot se Bora Zemani po e priste jashtë “Big Brother VIP” teksa kishte nisur një lidhje të papritur me Beatrix Ramosaj.
Kjo bëri që fansat e tyre të shpresonin për një ribashkim, shpresa këto që u forcuan akoma më shumë pas daljes së tij nga formati dhe ndarjes nga Beatrix. Prej javësh në rrjetet sociale të dy marrin me mijëra komente nga njerëzit që të rikthehen bashkë.

Për më tepër, Donaldi fshiu gjitha videot që kishte me Beatrix nga Instagrami pas ndarjes dhe la vetëm atë ku puth Borën dhe tjetër kur i hodhi një varse nga muri i shtëpisë për 3-vjetorin e lidhjes së tyre.

Gjatë gjithë kësaj kohe Donaldi ka qëndruar në heshtje duke mos folur as për ndarjen me Beatrix as për mundësitë e një rikthimi me Borën. E teksa fansat shpresojnë kjo e fundit duket se ua ka “thyer ëndrrat”.

Një video e postuar nga moderatorja në TikTok po interpretohet si një mesazh që rikthimi i tyre është i pamundur të ndodhë. Përmes një zëri fëmije ajo jep një mesazh që nga të gjithë u besua se është për Donaldin: ‘’Imagjino të më vijë ai kështu dhe unë ta shty t’i them jo s’dua’’, thotë Bora në video ku tregon një unazë dhe e ka fjalën për propozim, të cilin thotë se do ta refuzonte.

Menjëherë pas publikimit të videos fansat e lidhën me Donaldin. Komentues të shumtë i kanë bërë tag kurse të tjerë shkruajnë: ‘Donald left the chat’, ‘Diss Donaldit’, ‘Donaldi erdhi’ etj.