Uncategorized

Menaxheri i Malumës flet shqip/ Zbulon numrin e fansave në koncertin e madh, ja detaji që nuk u vu re

Këngëtari i njohur Latin, Maluma, dhuroi spektakël në skenën e madhe të improvizuar në sheshin ‘Nënë Tereza’, ku u vu re pjesëmarrja shumë e madhe e të rinjve në koncert.

Sheshi ishte i mbushur plot dhe kjo gjë vihet re më së miri në fotot e qarkulluara në rrjet nga spektakli i “PapiJuanchoTour”. Mirëpo një numër të saktë të personave të cilët ndodheshin aty na e bëri të ditur menaxheri i Malumës, Miguel Lua, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka shfaqur pamjet nga sektakli.

Sipas tij ndodheshin rreth 12000 fansa në sheshin “Nënë Tereza” për të parë performancën e artistit.

“Fuqia e muzikës nuk njeh gjuhë…Më shumë se 12,000 fansa ishin present në sheshi nNënë Tereza në Tiranë për koncertin e parë të Malumës në Shqipëri! #PapiJuanchoEuropeTour Team#Maluma”- shkroi ai krahas videos.

Më pas Miguel ka postuar sërisht disa imazhe nga koncerti ku tregon ndihet mjaft i lumtur. Gjithashtu ai zgjodhi ta falenderojë Shqipërinë me fjalën ‘Faleminderit” në shqip.

“Është e mrekullueshme se si një kulturë kaq ndryshe nga ajo e jona dgheshumë larg nesh të na bëjë të ndihemi sikur jemi në shtëpi. Thank you #Albania 🇦🇱 “Faleminderit!” #PapiJuanchoEuropeTour @maluma”- shkroi ai.

Mirëpo në postimet e tij u vu re një dëtaj shumë i veçantë. Gjatë spektaklit, banda e Malumës kishin të veshur jelek traditional shqiptarë.

Rikujtojmë se ashtu siç kishte paralajmëruar, menjeherë pas performancës së tij Maluma është larguar nga vendi ynë. Ai dhe stafi i tij të përberë nga 60 persona kanë udhëtuar drejt Londrës, duke mos kaluar asnjë natë në Shqipëri.

Zakonisht këngëtari në çdo shtet që ai ka performuar në kuadër të turneut europian “Papi Juancho” ai ka zgjedhur që të qëndrojë të paktën një natë.