Uncategorized

“Kam fantazi seksuale për vajzat në studio”, me kë e ka Bledi?

Në puntatën e sotme të “Për’puthen” është transmetuar takimi mes Adës dhe Bledit.

Ky takim mes tyre ka pasur shumë afrimitet, duke shkaktuar shumë diskutime edhe në studio. Të ulur përballë një pishine ata konsumuan verë duke bërë batuta porovokuese.

“Do të doja të rrija këtu gjithë natën”, u shpreh Ada gjatë bisedës. Nga ana tjetër Bledi pas i dhuroi një puthje në kokë i iu drejtua kameramanëve: “Fikini kamerat”.

Takimi i diskutua shumë edhe në studio ku Bledi u pyet për një koment që ka bërë ku është shprehur se ka “fantazi seksuale për vajzat në studio”.

Bora Zemani: The se ke imagjinuar këtu për vajza të programit që ka kaluar limitet imagjinata…

Bledi: Edhe mund të kem imagjinuar.

Bora Zemani: E the ‘mund’ për tu ruajtur këtu në studio? Për kë e the?

Bledi: Po se mbaj mend.

Arjon Muça: Ti mund të thuash edhe për të gjitha.

Bledi: S’kam turp as asgjë, të gjitha i kanë ata që ti kesh në imagjinatë, janë të kompletuara. Por që ta specifikoj njërën nuk e them.

Bora Zemani: Mos është ndonjë vajzë që nuk flet për momentin?

Bledi: Nuk po flas asgjë.