Uncategorized

“Isha i përlotur”- Pasi braktisi debatin me Lauretën, konkurrenti i Për’Puthen vendos të largohet nga programi: Nuk rikthehem

Konkurrenti i Për’Puthen, Melik Balkici ka vendosur të largohet nga emisioni.

Shkak për vendimin e tij është bërë një përballje javën e kaluar me konkurrenten Laureta Zyba, për të cilën ai ishte deklaruar. Gjatë përballjes që patën me njëri-tjetrin në Prime-in e së shtunës, Meliku la studion duke mos dhënë shpjegime.

Ndërkohë në puntatën e stome janë transmetuar pamje nga prapaskenat, ku konkurrenti dukej i pëlotur pas largimit nga përballja me Lauretën.

Në fjalën e tij gjatë puntatës së sotme, ai shprehu se ishte shumë i emocionuar dhe i nevrikosur për këtë arsye vendosi të braktistë përballjen me Lauretën. Ndër të tjera ai shprehu se nuk mendon të rikthehet, pasi nuk ndihet mirë nga reagimet e Lauretës dhe nga takimi i fundit që ajo pati me një konkurrent tjetër.

“Isha pak i përlotur. Më erdhi vërtet keq, nuk më erdhi mirë. Mendoj se u përmbajta. Vendosa të tërhiqja deklaratën dhe të largohesha nga stoudoi pasi e njoh veten time kur jam me nerva dhe nuk doja të thyeja zemrën e dikujt. Të thyesh zemra është e thjeshtë por është e vështirë ta mbledhësh atë. Kjo është arsyeja pse unë u largova. Nuk shpresoj të rikthehem më mbrapa. Ishte vendim pak i nxituar, por edhe duke parë reagimet e saj dhe duke parë takimin me Bledin… Thashë ok, bëra mirë që dola bëra mirë që tërhoqa deklaratën. Tani ndihem më i qetë.”, tha ai.