Uncategorized

Gjobëvënie, drogë/ Kush është ‘boksieri’ që u arrestua së bashku me Elsa Lilën në Itali

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës e përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë. Mes tyre është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, 40 vjeçe, e cila mbante llogaritë e dyqanit.

I përfshirë është dhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Por duket se për boksierin shqiptar kjo nuk është hera e parë që provon shijen e qelisë. Edhe në vitin 2016 ai është arrestuar në kuadër të një operacioni të madh policor.

Në atë kohë Gjykata e Romës ka dhënë 70 vite burg në total për shtatë të akuzuarit. Grupi i cili kishte mbrojtjen e mafiozit Massimo Carminato, i njohur si “Mbreti i fundit i Romës” , merrej me disa aktivitete kriminale përfshirë gjobëvënie dhe trafik droge.

Petrit Bardhi ishte pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, i përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”. Ai akuzohej se sishte i lidhur me nëndegën e Kamorrës, i njohur si klani i kazalezëve. Por ai ishte liruar nga burgu, për tu kapur sërish, së bashku me këngëtaren e njohur shqiptare, Elsa Lilën.