Uncategorized

Maluma mbrëmë në koncertin në Tiranë bëri këtë veprim për Trixën?

Pas daljes nga Big Brother VIP, dhe situatave që ka kaluar jashtë spektaklit, Beatrix Ramosaj ndodhet jashtë vendit.

Para disa ditësh këngëtarja udhëtoi drejt Greqisë prej ku ndau edhe imazhe në rrjetet sociale, e së fundi duket se ka ndërruar destinacion,

Përmes InstaStory, Trixa ka treguar se ka udhëtuar drejt Francës, dhe tani gjendet në Paris.

Artistja ka postuar një fotografi me ndjekësit ku ka qenë gjatë rrugës duke bërë pozë në veturën luksoze.

Veshur me një bluzë të gjelbër të kombinuar me pantallona të shkurtër me të njëjtën ngjyrë dhe atlete po ashtu të gjelbërta, ajo përshtati dukjen me syze të bardha dielli dhe një pallto me pupla të zezë.

Por, syzet e saj janë të njëjta me të artistit Maluma, i cili mbrëmë dhuroi spektakël në Tiranë.

E këtë rastësi ajo e ka quajtur me shaka gjest të bërë nga Maluma drejtuar për këngëtaren, por a ishte kjo një tendencë drejtuar Donaldit nuk dihet, pasi para disa ditësh në internet qarkullonte Story e aktorit Veshaj me një palë syze të njëjta me të Trixës, që më pas dolën të jenë të Sarah Berishës.