Uncategorized

Kush ia hodhi reçipetat në skenë Malumës? Komenti i Kejvina Kthellës i bën fansat të dyshojnë

Rreth 11 mijë veta thuhet se ishin mbrëmjen e djeshme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku performoi këngëtari me famë botërore, Maluma. Kjo ishte hera e parë që kryeqyteti ynë u përfshi në turin botëror të një artisti të tillë dhe sigurisht entuziazmi nga të gjithë ishte shumë i madh.

Për rreth 90 minuta, ylli kolumbian ndezi atmosferën duke performuar disa nga hitet e tij. E një moment shumë pikat gjatë koncertit ishte ai kur dikush i hodhi në skenë një palë reçipeta rozë. Skena shumë të nxehta që ndodhin në koncerte të tilla e aq më pak në koncertet e Malulës.

Ky i fundit i mori dhe i vari te mbajtësi i mikrofonit teksa pamjet bënë xhiron e rrjetit. Fotografi Gent Onuzi ka fotografuar yllin latin teksa mban reçipetat në dorë dhe e ka publikuar në rrjetet sociale. Mirëpo, vëmendjen më të madhe në këtë postim e ka marrë komenti i modeles shqiptare Kejvin Kthella. Ajo ka komentuar emojin e një zemre të thyer duke ngritur aludimet se mund të jenë hedhur nga ajo.

Megjithatë, vlen të theksohet se ajo nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale nga koncerti dhe ndoshta zemra e thyer ka qenë për faktin që nuk ka mundur të marrë pjesë. Kujtojmë se Kejvina dhe Maluma janë takuar para pak vitesh në një koncert të tijin në Itali, ku bashkë me modelen ka qenë edhe reperja Tayna.