Uncategorized

“Ja ta përkthej pak”, Ilir Shaqiri ironizon Beatrix

Që pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip, Beatrix Ramosaj ka treguar një anë tjetër të saj, sa karizmatike dhe autoironike.

Në postimin e fundit ajo ka ndarë një foto të vetes me syzet “Prada”, modelin e njejtë, të cilin e kishte dhe Maluma dje në koncert.

“E ka bërë për mua”, ka shkruar Beatrix me emojin e të qeshurës, duke ironizuar postimin e disa ditëve më parë që erdhi fill pas postimit të Donaldit me syzet me skeletin e bardhë.

Në një postim të hershëm, kur u shfaqe në studion e “BBV”, Beatrix bëri një pyetje e cila u kthye menjëherë në lajm: “Si i thonë bukur në shqip?”.

Kjo shprehje u bë e famshme gjatë edicionit të BigBrother, prej Ilir Shaqritit, balerinit me famë botërore dhe fituesit të çmimit të madh.