Uncategorized

Ish konkurrenti i Për’puthen zbulon sesi qëndron e vërteta me Lauretën

Shpesh kemi parë në Për’puthen deklarata të forta mes konkurrentëve, të cilat kanë nisur shumë mirë në fillim dhe më pas ka dalë komplet e kundërta. E tillë ishte edhe deklarata e Melik Balikçi për Lauretën, madje fiks në ditën e të dashuruarve me 14 Shkurt.

Por, përse u pendua dhe e tërhoqi atë deklaratë që e bëri me shumë dëshirë? I ftuar në “D Night”, ish konkurrenti tha se është zhgënjyer.

Melik: U zhgënjeva! Ndonjëherë kur i mendon njerëzit si vetja dhe jep nga vetja e nuk e merr është pak zhgënjim.

Ajo filloi të më imitonte në prapaskenë kur unë nuk isha në puntata kur mungova dhe më pas kur e pashë me afrimitetin me çunat në backstage. Me mua fliste tjetër gjë, ndërsa me çunat bënte të tjera veprime dhe kjo ishte e gjitha.

Nuk më kanë pëlqyer reagimet e saj, komunikimi gjatë gjithë kohës, ku unë edhe pse e dhashë deklaratën ajo kërkonte diçka tjetër, jo të njihte Melikun, por të rregullonte personazhin dhe personalitetin e saj me të kaluarën.