Uncategorized

Fifi dhe Adisi nuk presin gjatë, do bëhen së shpejti prindër?

Fifi dhe Adis Patushi kanë vetëm pak muaj që janë bashkë. Ata janë më të afeksionuar se kurrë ndaj njëri-tjetrit dhe këtë e tregojnë me dedikimet ndaj njëri-tjetrit.

Mirëpo, dyshja ka surprizuar ndjekësit me një postim që kanë bërë ditën e sotme. Ata kanë publikuar një foto ku shihen të përqafuar me njëri-tjetrin.

Ndërsa e kanë postuar në profilet e tyre, foton e kanë shoqëruar me fjalët mami dhe babi. Kaq ka mjaftuar që të nisin menjëherë spekulimet se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël.

Megjithatë, kjo mund të jetë një lojë nga na e dyshes duke qenë se janë mjaft të komentuar kohët e fundit. Ndërkohë, Fifi ka zbuluar gjithashtu se ndodhet në Burrel te të afërmit e Adisit.

Fifi ka performuar në një nga lokalet më me emërn në ditën e 8 Marsit. Në këtë ditë të veçantë për të gjitha gratë dhe gocat, Fifi vendosi të bëjë një gjest shumë të ndjerë për një nga vajzat që ishte e pranishme në mbrëmjen live.

Në redaksinë e “News31” ka mbërritur një video ku shihet këngëtarja Fifi dhe një vajzë e cila vuan nga një sëmundje e rëndë dhe për shkak të saj mbante një paruke.

“Edhe unë me paruke jam”- thotë Fifi e emocionuar teksa përqafon vajzën e përlotur. Këngëtarja e njohur hoqi paruken në mes të skenës dhe e gjitha salla nisi të brohoriste.